Beqiri: Nuk e Votojmë Demarkacionin Nëse Kosova Humbet Territor

Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së tha për marrëveshjen për demarkacionin, se kur të vijë momenti i ratifikimit të marrëveshjes nëse vërtetohet që Kosova humbet territor, nuk do ta votojë.

“Si të dëshmohet që humbasin këta hektarë unë jam i pari që nuk e votoj. Por kujt t’ia them këtë, ku ta them, nëse në Kuvend nuk na lejojnë”, theksoi Beqiri.

Ai shtoi se nuk është vullnet i pozitës që të përdoret dhunë. “Lejona të nderuar opozitë që deputetët ta thonë fjalën e jo të pengohemi”, vërejti ai.