Bastexhinjtë Serbë Favorizojnë Fitore të Shqipërisë

Shumica e bastexhinjve në Serbi po vënë bast për ekipin shqiptar të futbollit që do ta mundë Serbinë në ndeshjen kualifikuese të së enjtes për Kampionatin Evropian UEFA 2016.

Mozzart, një nga kompanitë më të mëdha të bastoreve në Serbi, është duke i dhënë gjasat prej 2.65 për një fitore shqiptare dhe 2.90 për një fitore serbe.

Disa fansa të futbollit në Serbi i thanë BIRN-it që ata tashmë kanë humbur besimin në ekipin e tyre.

Srecko, një 50 vjeçar, klient i rregullt i Mozzart, i tha BIRN që ekipi serb po “luan shumë keq”, dhe se kjo është arsye për vënien e këtyre gjasave për fitore.

“Ne kemi lojtarë më të mirë, nuk ka dyshim, por ‘grindja serbe’ e vjetër dhe e keqe po shkatërron atmosferën në ekip. Ne kemi humbur të gjitha shanset për Euro 2016 nëse shqiptarët janë ende në lojë,” tha Srecko.

Kompani tjera serbe bastesh gjithashtu favorizojnë ekipin shqiptar. Kompania e basteve “The Soccer” po ofron gjasat prej 2.65 për Shqipërinë dhe 2.75 për Serbinë. Kompania ‘Balkan Bet’ dha të njëjtat gjasa për të dyja ekipet – 2.65 vs 2.65.

Raportimet në rrjete sociale në Shqipëri thanë që disa bastexhinjë shqiptarë kanë ndaluar vënien në bast për fitore serbe.

I ulur në Balkan Bet, Branko, 21, i tha BIRN-it që kjo nuk mund të bëhet në Serbi, për arsye që “biznesi është biznes” në Serbi.

“Kompanitë e bastoreve [këtu] punojnë për para, jo për entuziazëm kombëtar. Lojtarët tanë janë gjithashtu shumë më të mirë… kur luajnë për para në klubet e tyre. Ata nuk ndjejnë shumë patriotizëm gjithashtu,” tha Branko.

Shqipëria dhe Serbia janë në Grupin I për kualifikim në Euro 2016. Por, Serbia nuk ka gjasa për të arritur turneun e fundit, me vetëm një pikë pas gjashtë lojërave.

Është në vendin e fundit në grup. Shqipëria, ndërkohë, është e treta në grup me 11 pikë, vetëm një më pak se Danimarka që është në vendin e dytë.

Dy ekipet e para në çdo grup shkojnë direkt në turneun final në Francë vitin tjetër. Ndërsa ekipet në vendin e tretë në të gjitha grupet shkojnë në lojë shtesë, të cilat do të vendosin se kush shkon në Euro 2016.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë shihet si një lojë me rrezik të lartë nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshja e parë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd tetorin e kaluar përfundoi në kaos kur një dron i vogël me një flamur me motive shqiptare fluturoi mbi fushë.

Fansat serbë pushtuan fushën dhe gjuajtën pishtarë dhe çakmakë drejt lojtarëve shqiptarë ndërkohë që ata po largoheshin. Disa lojtarë shqiptarë ishin goditur nga huliganët që kishin pushtuar fushën.

Pas një hetimi, UEFA penalizmi Shoqatën e Futbollit të Serbisë me një zbritje 3 pikëshe në këtë raund kualifikimi për Euro 2016, një gjobë prej 100,000 euro dhe një urdhër që dy lojërat tjera që do të luhen në Serbi të mbahen me dyer të mbyllura (pa fansa).

UEFA gjithashtu dënoi Federatën e Futbollit të Shqipërisë me humbje loje 3-0 dhe një gjobë prej 100,000 eurosh.

Por, Gjykata e Arbitrazhit të Sporteve, CAS, në korrik i dhuroi fitoren e lojës Shqipërisë.