Albin Tahiri pas garës së sotme. Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Përfundojnë Lojërat Olimpike për Albin Tahirin

Skitari i vetëm dhe i parë kosovar që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri, përfundoi garën e pestë dhe të fundit në kuadër të këtyre lojërave që po zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Në dy lëshimet në disiplinën e sllallomit, Albin Tahiri, së pari zuri vendin 48 ndërsa në lëshimin e dytë përfundoi në të 38-tin.

Ai ka marrë pjesë në pesë gara të skijimit në Lojërat Olimpike të sivjetme të cilat mbyllen më 25 shkurt.