Rahoveci

Për disa para, një person sulmon ëmbëltoren në Rahovec

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Rahovec, nën dyshimin se ka sumuar lokalin e një ëmbëltoreje.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40.

“Është arrestuar i dyshuari, i cili në shenjë revolte për disa para ka thyer xhamat e tavolinave, një kompjuter dhe ka dëmtuar disa vitrina brenda në lokalin-pastiqerinë pronë e viktimë grua”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.