Ilustrim

Pejani arrestohet për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Pejë, rreth orës 06:00, në rrugën “Mbreti Bardhyl”.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një AK-47 me një karikator me pesë fishekë dhe dy krehër me 23 fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.