Peizazhet e Sejdi Kapllanit ekspozohen sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Galeria e Ministrisë së Kulturës, e njohur ndryshe edhe si galeria “Qafa”, do të hapë sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 19:00 ekspozitën “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.

Mesazhi i kësaj ekspozite është kryesisht një stinë vjeshte në të cilën ka histori përmbajtjesore të popullit shqiptar.

Në shumicën e punimeve është trajtuar lisi, erërat dhe furtunat e ndryshme natyrore që rrahin lisin, e i cili megjithatë më fortësinë e tij qëndron i pa lëkundur.

Ekspozita përmban rreth dyzet punime, pikturë në teknikat vaj dhe akril, të realizuara viteve të fundit, të kuruara nga Jeton Rexhepi.