Publikohet programi artistik i Galerisë së MKRS-së për 2020-ën

Menaxhmenti i Galerisë së Ministrisë së Kulturës ka publikuar programin e repertorit artistik për viti 2020.

Përmes një njoftimi për media menaxhmenti i Galerisë së MKRS-së te ‘Qafa” në konkursin e hapur nga Galeria në funf të 2019, për programin artistik të këtij viti kanë aplikuar rreth dyzet artistë/e vendase, nga rajoni dhe më gjerë nga Evropa e Kanadaja.

“Komisioni në përbërje: Shqipe Kamberi, kryesuesese dhe Zana Ramadani dhe Arlinda Hajrullahu, anëtare, pas shqyrtimit të projekteve konkurruese dhe në përputhshmëri me politikat kulturore e programore të GMK-së për vitin 2020, në takimin e mbajtur më 22 janar 2020, vendosi për projektet dhe artistët/et që do të ekspozojnë këtë vit në Galerinë e Ministrisë së Kulturës: Faik Krasniqi; Michael Stoeger, Florent Pista, Idlir Koka, Argenita Fetahu, Pranvera Kicaj, Yll Xhaferi dhe Engji Jaha”, thuhet në njoftimin e Galerisë së MKRS në kompleksin “Qafa”.

Pos sipas kësaj komunikate, koordinatorja e GMK-së Dhurata Ramosaj, në bazë të kompetencave ligjore ka të drejtë që përveç këtyre tetë projekteve të përzgjedhura nga Komisioni, të ftojë edhe dy artistë të dalluar vendas apo të jashtëm për ekspozim në  Galerinë e MKRS-së.