PDK Nuk e Mohon Skandalin e Vëzhguesve
11.6.2017 - 12:20
“Ne deri më tani nuk kemi diçka të raportuar. Asnjëra prej tyre nuk e dëmton procesin”, ka thënë Blerand Stavileci.
Ky i fundit nuk ka dhënë detaje se kush qëndron prapa organizatës, e cila i ka akredituar anëtarët e PDK-së si vëzhgues të OJQ.
“Janë vetëm gjëra teknike, nuk dojmë ta prishim imazhin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Stavileci.
KALLXO.com raportoi gjatë ditës për anëtarë të AAK-së dhe PDK-së të cilët janë akredituar në KQZ si anëtarë të një organizate joqeveritare.