Zyrtari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri - Foto: KALLXO.com

PDK në Pejë vazhdon zgjedhjet e brendshme

Dega e Partisë Demokratike në Pejë sot në agjendën e saj ka pasur mbajtjen e kuvendeve në gjashtë pika në këtë komunë.

Koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri ka thënë për KALLXO.com se nuk është anuluar kuvendi i paraparë të mbahet sot në Katundin e Ri në komunë të Pejës.

Ai ka deklaruar se procesi është duke vazhduar në mënyrë të rregullt.

“Deri tash është zgjedhur kryetari tash po pritet kryesia edhe delegatët, por megjithatë nuk ka anulim të Kuvendit. As nuk ka ekces, asnjë gjë tjetër. Gjithë ditën ato që janë mbajtur ka qenë proces i rregullt sipas planprogramit. Nuk ka pasur as ekcese, e asnjë element tjetër shtesë që vlen me u theksu”, ka thënë Muhaxheri përmes telefonit.

Agjenda ditore e kuvendeve në Pejë

Zgjedhjet në PDK-në e Pejvs, ditëve të fundit janë përcjellë me një varg incidentesh mes grupeve rivale brenda partisë.

https://kallxo.com/flet-zyrtari-i-pdk-se-ne-peje-qe-u-sulmua-nga-bashkepartiaku-i-tij/

https://kallxo.com/rrahjet-brenda-pdk-se-ne-rajonin-e-pejes-policia-siguron-zgjedhjet-foto/

https://kallxo.com/pamjetensione-te-reja-ne-zgjedhjet-e-pdk-ne-peje/

https://kallxo.com/pamje-perleshje-ne-zgjedhjet-e-pdk-se-ne-raushiq/