foto MKRS

Pasuria e ministrit të cilin e shkarkoi Haradinaj

Ministri tashmë i shkarkuar i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, në Agjencinë Kundër Korrupsion kur ka deklaruar pasurinë ka raportuar se ka një shtëpi familjare në pronësi të prindit.

Shtëpia e deklaruar është 120 metra katrorë dhe vlera, sipas tij, është 60 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme ai ka deklaruar se në emër të tij ka një veturë të vitit 2008, vlerën e të cilës e ka llogaritur 8 mijë e 500 euro.

Prej parave të gatshme në institucione bankare, Todosijeviq ka deklarua 1.000 euro në bankën ProCredit.

Sa u përket të ardhurave familjare, ministri i shkarkuar ka deklaruar pagën e tij në vlerë 1 mijë e 108 euro, pagën e bashkëshortes 550 euro dhe pensionin e prindit 140 euro.

Kryeministri Haradinaj e ka shkarkuar sot ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal për shkak të deklaratave të tij lidhur me masakrën e Reçakut, të cilën e ka cilësuar “trillim”, duke akuzuar “terroristët shqiptarë“ se e shpikën atë.

https://kallxo.com/kryeministri-haradinaj-shkarkon-ministrin-teodosijeviq/

www.kallxo.com