Pas raportimit të KALLXO.com, Policia heq nga përdorimi veturën e prishur

Policia Rajonale e Gjilanit ka reaguar pas publikimit nga KALLXO.com të një videoje, ku shihet një veturë e Policisë duke qarkulluar me gomë të prishur.

Sipas vendimit të marrë nga drejtoresha e Policisë Rajonale të Gjilanit, Elmina Mahmuti, kjo veturë nuk do të përdoret më.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi vetë drejtoresha Mahmuti.

“Ajo veturë është përdorur për transportin e policëve për në Prishtinë. Ne dje përmes videos jemi njoftuar për prishjen e gomës së veturës dhe sot në mëngjes menjëherë kam marrë vendim që ajo veturë të mos përdoret më për transport të policëve”, ka thënë drejtoresha e Policisë Rajonale të Gjilanit.

Në videon e dërguar në redaksinë e KALLXO.com  nga një qytetar, shihet vetura e Policisë, gomat e të cilës nuk janë në gjendjen e duhur për vozitje.

https://kallxo.com/skandal-vetura-e-policise-vozitet-me-gome-te-prishur/

Se nuk janë në gjendje të mirë veturat zyrtare të policisë e ka thënë edhe drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai në një intervistë për KALLXO.com ka thënë se veturat zyrtare të Policisë në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje për shkak të vjetërsisë dhe numrit të madh të kilometrave të kaluara.

https://kallxo.com/konfirmon-drejtori-veturat-e-policise-nuk-jane-te-sigurta-per-vozitje/

KALLXO.com