Ilustrim

Drejtoresha e Policisë së Gjilanit ulet në pozitë, bëhet këshilltare e drejtorit të ri

Elmina Mahmuti, drejtoresha e Policisë në Rajonin e Gjilanit, është ulur në pozitë.

KALLXO.com mëson se ajo do të vendoset në pozitën e këshilltares.

Vendimi për lirimin nga pozita e drejtoreshës së Policisë në Rajonin e Gjilanit është marrë gjatë ditës së sotme.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar me Elmina Mahmutin, e cila ka konfirmuar vendimin për largim nga detyra e drejtoreshës.

“Po, është e vërtetë. Pak më herët e mora edhe vendimin. Do të jem këshilltare e drejtorit të ri të Policisë në Gjilan. Për mua nuk është problem, sepse është kohë e gjatë edhe mosha edhe është kohë e gjatë në krye të Policisë”, tha shkurt Mahmuti përmes telefonit për KALLXO.com.

Drejtorët rajonalë të Policisë, emërohen dhe lirohen nga detyra me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës edhe për ndryshime të tjera në polici.

Shefi i Hetimeve në Polici për rajonin e Prishtinës emërohet drejtor për mbrojtjen e dëshmitarëve

Javën e kaluar ka pasur ndryshime edhe në Drejtorinë e Antidrogës.

Ndryshimet në Polici, shefi i antidrogës në veri dërgohet në vijë të gjelbër