Foto: KALLXO.com

U vazhdohet suspendimi eprorëve të policisë në Gjilan

Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, zëvëndëskomandanti, Shefi i Operativës dhe një tjetër zyrtar i stafit civil po vazhdojnë të qëndrojnë të suspenduar pas ngjarjes tragjike e cila ndodhi javën e kaluar në Gjilan.

Ata fillimisht ishin suspenduar për 72 orë në ditën kur kishte ndodhur rasti tragjik.

Drejtoresha e Stacionit Policor në Gjilan, Elmina Mahmuti ka konfirmuar se eprorëve të policisë u është vazhduar masa e suspendimit.

“Po, ju është vazhduar suspendimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nuk dihet për sa kohë, varet nga Inspektorati Policor i Kosovës”, ka thënë Mahmuti për KALLXO.com.

Tre eprorë dhe një zyrtar i stafit civil janë suspenduar pas vrasjes së shumëfisht që ndodhi në Gjilan të marten e javës së kaluar (18 shkurt).

Një zyrtare policore dyshohet se kishte vrarë katër famljarët e saj e më pas edhe veten në fund.

Ende nuk janë bërë të qarta motiven që kanë shtyrë zyrtaren policore të ndërerrte këto veprime tragjike.

Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Inspektorati Policor i Kosovës po hetojnë rastin dhe deri më tani ende nuk ka diçka zyrtare lidhur me hetimet.

Një zyrtare policore dyshohet se kreu krimin duke vrarë katër anëtarët e familjes së saj, babain nënën dhe dy vëllezërit para se të kryente vetëvrasje.

Arma e përdorur në këtë rast sipas deklaratave zyrtare është arma zyrtare e policisë.

E njëjta viteve të kaluara kishte qenë në trajtim psikik për shkak të disa problemeve psikike.

Gjithashtu burimet e KALLXO.com kanë thënë se Inspektorati Policor i Kosovës i kishte rekomanduar që Valdete Bllaca të punonte me rroba civile ndërsa arma e saj ishte marrë muaj më parë.

Dyshimet se si arriti që Valdete Bllaca ka rimarrë armën përsëri nga stacioni ende ka mbetur mister.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen “Bujanina” në Gjilan.

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka treguar se 120 zyrtarë policorë, përfshirë personelin e uniformuar dhe atë civil, kanë probleme të rënda shëndetësore.

Gjithsej 20 zyrtarë policorë të liruar nga arma zyrtare për arsye të problemeve shëndetësore të natyrës psikologjike. Nga ky numër, 4 zyrtarë gjenden në pushim mjekësor të kategorizuar si rast i veçantë shëndetësor.

Raportimet për vrasjen e shumëfishtë në Gjilan mund ti gjeni në këtë link.