Gjykata Themelore në Pejë - Foto: KALLXO.com

Paraburgim Mësuesit që Tentoi të Fuste Drogë në Burg

Një muaj paraburgim është masa e sigurisë e shqiptuar nga Gjykata Themelore e Pejës ndaj mësimdhënësit të gjuhës angleze M.Gj., i cili dje u kap teksa po tentonte të fuste drogë në Qendrën e Shërbimit Korrektues në Dubravë.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com gjyqtarja e rastit, Lumturije Muhaxheri.

“30 ditë paraburgim është caktuar masa e sigurisë nga Gjykata ndaj të pandehurit”, tha ajo.

Mësimdhënësi i gjuhës angleze i Shkollës së Mesme Teknike “Mithaht Fashëri” në degën e saj në Burgun e Dubravës u arrestua nga Policia te porta me një sasi të narkotikëve, të cilën po tentonte t’i fuste brenda Qendrës.

Sot gjatë ditës, KALLXO.com raportoi për kërkesën e prokurorit të rastit për masën e paraburgimit ndaj të pandehurit si dhe për faktin që M.Gj. e kishte pranuar fajësinë.

http://kallxo.com/mesimdhenesi-arrestuar-per-droge-ne-dubrave-pranon-fajesine/

Ndryshe dje përmes një njoftimi për media Ministria e Drejtësisë tha së ka arrestuar dhe parandaluar futjen e drogës në Shërbimin Korrektues të Dubraves nga një zyrtar i MASHT-ti.

http://kallxo.com/zyrtari-masht-arrestohet-per-futje-te-droges-ne-burgun-e-dubraves/

Ndërsa sot Ministria e Arsimit mohoi së personi i arrestuar dje në burgun e Dubravës është zyrtar i saj, por i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Istogut.

http://kallxo.com/ministria-e-arsimit-arrestuari-nuk-eshte-punonjes-yni/