Ministri Behgjet Pacolli dhe ambasadorja Salma Frances Mancell- Egalla - Foto: Facebook/BehgjetPacolli

Pacolli: Gana akrediton ambasadoren në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Gana ka akredituar ambasadoren në Republikën e Kosovës.

Akreditimi i ambasadores, sipas Pacollit, hedh poshtë propagandën e Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana.

“Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës… I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.  Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.  Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen”, ka shkruar Pacolli në Facebook./21Media