Obiliq, gjen municion gjatë punës me ekskavator

Një burrë në Obiliq ka rapotuar se gjersa ka qenë duke punuar me eskavator ka hasur në sasi municioni.

Sipas raportit njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar nga vendi i ngjarjes : 5 karikatorë të AK-47, 159 fishekë të kalibrit 8mm, 110 fishekë të kalibrit 7.62mm dhe 143 fishekë të pushkës ajrore.

Gjithashtu në raport thuhet se një ditë më vonë janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të kalibrit 7.62 mm.