Ilustrim - Armë të sekuestruara nga Policia - Foto: PK

Gjendet arsenal ushtarak në një pyll të Kamenicës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur municion dhe granate në fshatin Kopernice të Kamenicë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:50.

Sipas PK-së, raportohet se në vendin e quajtur ‘Kodra e Madhe’ në pyll, në një gropë të mbështjella me najlon, janë gjetur: 2 jelekë ushtarak, 1 predhe e dorës (zollë), 9 granata të dorës, 7 granata të pushkës, 7 karikator AK-47, 10 krehër për municion dhe 1300 copë fishekë  7.62 mm.

Njësiti për deminim i FSK-së kanë shkatërruar municionet dhe granatat në vendin e ngjarjes.