Foto: Kallxo.com

Nuk ka 'koalicione të natës'

Ka përfunduar edhe zyrtarisht koha kur partitë politike kanë mundur të dërgojnë aplikacionet për koalicione parazgjedhore.

3 partitë e mëdha LDK, Vetëvendosje dhe PDK kanë vendosur të hyjnë të vetme në koalicione parazgjedhore.

Ndërsa gjatë ditës janë dorëzuar 4 aplikacione për koalicione parazgjedhore. AAK dhe PSD, Nisma dhe AKR, koalicioni Vakat dhe një koalicion tjetër i dy partive serbe.

Ajo që kishte ndodhur në zgjedhjet e kaluara të 2017 ku ishte dërguar marrëveshja e koalicionit pak minuta pra orës 00:00, nuk ka ndodhur tani.

Sot gjatës ditës është pritur arritja e një marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, por që asnjëra palë nuk kishe pranuar ofertat e tjetrit dhe kështu kanë vendosur t’i hyjnë garës të vetme.