Foto: rs.n1info.com

Një person i armatosur merr 2 pengje në selinë e Patriarkut serb

Një person i armatosur ka hyrë në selinë e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe të mërkurën, duke marrë peng dy vetë, raporton rs.n1info.com.

Personi i armatosur ka marrë dy pengje të stafit patriarkal para se të kërkonte një shumë të madhe të parave për t’i liruar ata.

Policët morën thirrje dhe arritën ta kapin njeriun i cili u identifikua si ish-kujdestar kishash.