Foto: Ilustrim

Një i Vrarë në Tetovë

Sonte rreth orës 20:00 në afërsi të Universitetit të Tetovës ka ndodhur një vrasje.

Në këtë incident, ka mbetur edhe një person i plagosur.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, ndërkohë që KALLXO.com merr vesh se i vrari është familjar i një biznesmeni nga Kumanova.

Po ashtu, lidhur me rastin KALLXO.com merr vesh se Policia maqedonase ka arrestuar dy persona.