Tabela e fshatit Prapashticë | Foto: KALLXO.com

Ngjarje e Rëndë në Prapashticë-Qëllon Veten Pasi Plagos 16 Vjeçaren

Personi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, dyshohet të jetë autor i plagosjes së një 16 vjeçareje nga Prapashtica, ngjarje kjo e cila ka ndodhur sot në mesditë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Floria Ahmeti konfirmoi për KALLXO.com se trupi i pajetë i viktimës është zbuluar rreth orës 17:00 nga policët të cilët ishin vënë në kërkim të autorit të tentim-vrasjes.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimit është ngritur dyshimi se personi që ka shtënë në drejtim të vajzës e ka plagosur edhe veten. Policia ka vazhduar kërkimet në atë pikë ku ka ndodhur ngjarja dhe pas kërkimit rreth orës  17:00 ka arritur të gjejë trupin e pajetë,” ka thënë Ahmeti.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera për motivin e kësaj ngjarjeje dhe arsyet pse e shtynë të dyshuarin të qëllonte viktimën e më pas edhe veten.