Foto: Kallxo.com

Kosova me Ditën e Bamirësisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që 5 Shtatorin ta shpallin “Ditën e Bamirësisë- Nëna Terezë”.

Dita e caktuar nga Kuvendi përkon me përvjetorin e 19-të të vdekjes së nobelistes me origjinë shqiptare dhe bëhet në vigjilie të shenjtërimit të saj nga Vatikani.

Nga 61 deputetët e pranishëm në seancë, të gjithë e mbështetën propozimin e kryesisë së Kuvendit për shpallen e kësaj date i cili u mbështet nga PDK, LDK dhe Vetëvendosje.

Melihate Tërmkolli nga LDK e vlerësoi këtë si një nga vendimet më të rëndësishme ndërsa deputetja tjetër e kësaj partie e cila është në pritje të dekretimit për ambasadore të Kosovës në Itali, Alma Lama, tha se nderimi që i bën OKB Nënës Terezë “duhet të shërbejë si kambanë për Kuvendin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë”.

“Por shpreh edhe shqetësimin tim që kuvendi nuk reaguar kur qarqe radikale kanë fyer figurën e Nënës Terezë. Kuvendi do të duhej të distancohej nga veprime tilla”, tha ajo.

http://kallxo.com/don-lush-gjergji-shenjterimi-i-nenes-tereze-dhurate-per-shqiptaret/