Moti për sot

Era do të jetë e dobët nga veriperëndimi. Temperatura më e ulët do të jetë nga 15 në 18, më e larta e ditës nga 23 në 27 gradë.

Do të jetë me re, pjesërisht me shi dhe bubullimë.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore.

Reagimet meteoropatike janë të mundshme në formën e dhimbjes së muskujve, dhimbjes së kokës dhe uljes së aftësisë për të punuar./21Media