Moti i vranët sot në Kosovë

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe në ditën e dytë të vikendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas njoftimit, vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Në mëngjes për rrethë relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasesit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.