Moti - Foto: Rtv21

Moti nesër, shi e borë

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s”./21Media