
Moti me diell
29.3.2019 - 08:19
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizi ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Po ashtu IHMK bën të ditur se Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.