Dardan Molliqaj - Foto: Facebook/DardanMolliqaj

Molliqaj fton LDK-n e LVV-n të kthehen në seancë për ta votuar rezolutën

Dardan Molliqaj, nga Partia Social Demokrate, u ka bërë thirrje LDK-s e VV-s të kthehen në seancë për pikën 6 për  ta votuar rezolutën e PSD-s.

Ai tha se “Ne nuk bëhemi bisht i kërkujt dhe opozita para se me dëgjuar fjalimin e PSD-s e lëshuan seancën”.

Molliqaj, tha se procesi i dialogut me Serbinë ka filluar në rrugëtim të mbrapsht.

Sipas tij është nis dhe është ndikuar nga presidenti i Hashim Thaçi. Ai tha se përgjegjësinë e kanë pushteti, dhe presidenti.

“I keni nis vet temat dhe procesin me arrogantë dhe nuk keni pas vullnet e dëshirë me krijuar platformë. Tash nuk mundeni mu sill sikur ne i kemi opozita fajet”, tha Molliqaj.

“Sot do të duhej të ishte seanca e jashtëzakonshme nga opozita pushteti vazhdon të mos e ftoj seancën e jashtëzakonshme. I ftoj LDK e VV që të kthehen në seancë në pikën 6 dhe le të votohet rezoluta jonë pasi që është kërkesë e përbashkët, që Kuvendi të udhëheq me dialogun dhe t`i ketë 2/3 e votave për platformën dhe ekipin negociator”, shtoi Molliqaj.

Ai paralajmëroi se çdo tendencë tjetër është e pamundur që të kaloj në Kuvend.