Ministri Ismaili | Foto: Facebook

Ministri Thotë se Pajisje Moderne po Vijnë në QKUK

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili bëri të ditur me anë të një postimi në facebook se QKUK-ja do të pajiset me mjete moderne.

“Pas grantit 1.1 milion euro nga Qeveria e Japonisë, tani do të vijë edhe kontingjenti i parë me pajisje moderne për QKUK-në që përfshin CT 16, laparaskop, bronkoskop, gastroskop”, shkroi ministri Ismaili.

Ministri më tutje konstatoi se me ardhjen e këtyre pajisjeve do të përmirësohet gjendja në QKUK.

“Me ardhjen e këtyre pajisjeve ne po fillojmë që ta zgjidhim edhe një nga problemet kryesore që është mungesa dhe prishja e pajisjeve”, vijoi postimi i Ismailit.

Ministri tregoi se edhe pajisje tjera do të vijnë në javët dhe muajt në vazhdim.

“Kjo është vetëm faza e parë e prurjeve të pajisjeve të reja. Në javët dhe muajt në vazhdim do të vijnë edhe aparatura të tjera, të cilat do të ndryshojnë tërësisht dinamikën dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë”, shkroi ministri Ismaili.