Një mjek - Foto: REL/Shutterstock

Ministri nuk i bind kirurgët, greva vazhdon

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka pasur një takim me mjekët kirurgë që po vazhdojnë grevën që nga muaji dhjetor.

Arbër Morina, përfaqesues i kolegjiumit të kururgëve tha se takimi me ministrin ka qenë i mirëseardhur por nga ai takim nuk ka ndryshuar asgjë.

“Ministri na e prezantoi koificientin 5.0 që nënkupton pagën 1 mijë e 200 euro por përderisa prokurorët e gjykatësit paguhen më shumë kjo pagë është ofenduese për kirurgët”

Sipas Morinës greva vazhdon dhe kirurgët janë të distancuar nga Federata Sindikale e Shëndetesisë.

Ai tha se nuk ka informacion zyrtar nëse grevës i janë bashkangjitur edhe anesteziologët.

Mjekët tjerë nën ombrellën e Federatës Sindikale te Shëndetësise e kanë nderprerë grevën.

https://kallxo.com/premtimet-e-haradinajt-e-veselit-mjeket-nderpresin-greven/