Mësohet numri i të lënduarve në aksidentin mes autobusit dhe kamionit

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi  për një aksident që ka ndodhur mes një autobusi dhe një kamioni në Rakovinë të Gjakovës.

Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj i ka thënë KALLXO.com se përveç dëmeve materiale është mësuar edhe numri i të lënduarve.

“Gjithsej gjashtë të lënduar janë nga aksidenti. Fatmirësisht nuk ka lëndime të rënda”, tha Gjokaj.

Ai shtoi se nuk ka ndonjë person të arrestuar apo të shoqëruar në polici në lidhje me aksidentin.

Gjakovë: Autobusi përplaset me kamionin disa të lënduar