Fotografia: Facebook

Merkel Kërkon Vazhdim të Kontrolleve të Kufijve në Europë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot për vazhdim të kontrolleve në kufijtë e hapësirës Schengen, ndërkohë që Komisioni Europian parashikon rikthimin e lirisë së qarkullimit deri në nëntor, me rënin e fluksit të emigrantëve.

“Duke u bazuar në situatën aktuale, ne kemi nevojë për këto kontrolle në kufi”, vlerësoi Merkel gjatë një konference për shtyp në Berlin.

Zgjatja e këtyre kontrolleve do të jetë një prej çështjeve kryesore gjatë takimit të nesërm mes Merkel dhe presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker në Berlin.

Shumë vende europiane, mes të cilave edhe Gjermania, kanë rikthyer kontrollet e identitetit në kufij në vitin 2015 si përgjigje ndaj fluksit masiv të refugjatëve, të ardhur kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani. /21Media