Memli Krasniqi, PDK

Memli Krasniqi kërkon konsensus

Memli Krasniqi, nga PDK-ja, ka ftuar subjektet politike që të bashkohen dhe të arrijnë konsensus për procesin e dialogut.

“kjo është temë që na takon gjithë akterëve politik në vend. Besojmë se konsensusi për dialogun me Serbinë është më shumë se i dëshirueshëm është përgjegjësi e gjitha partive politike”, tha Krasniqi.

Sipas tij, ka vite që Kosova ka dialogu me Serbin dhe ka numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve të cilat sipas tij disa nuk zbatohen dhe disa nuk zbatohen plotësisht.

“Megjithatë nuk mund të mohohet fakti që dialogu ka prodhuar hapa përpara në konsolidimin e sovranitetit shtetërorë të Kosovës por edhe në procesin e integrimit në familjen evropiane”, tha Krasniqi.

Sipas tij mbyllja e një kapitulli mosmarrëveshje, përfundimi i konfliktit të ngrirë që kemi me Serbinë është pikë që duhet të na bashkoj.

“Është qëndrim i qarët i PDK-s që Kuvendi i Kosovës ta ketë rolin e mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes finale në këtë proces të rëndësishëm dhe mbi këtë parim që duhet të pajtohen të gjithë, duhet të ulemi të gjithë të punojmë në një platformë të përbashkët dhe ekip të përbashkët përfaqësues”, tha ai.

Sipas Krasniqit, me 2/3 të votave të Kuvendit duhet të votohet edhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë, dhe kjo fazë do ta mbyllë dialogun me Serbinë dhe do ta krijoj marrëveshjen ndërkombëtare të obligueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Krasniqi ka ftuar gjithë të bëjnë një debat përmbajtjesor dhe ta arrijmë konsensusin.