Mbyllet Seanca e Gjykimit për Terrorizëm

Seanca u mbyll nga gjyqtarja për të mos u identifikuar dëshmitari i sotëm të cilit nuk iu përmend emri.

Kërkesën për mbylljen e seancës së sotme e kishte bërë prokurori në seancën e kaluar, ndërsa të njëjtën kërkesë e përsëriti edhe sot.

Në këtë proces gjyqësor Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni akuzohen për organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulmin e rëndë në territorin e Kosovës, si dhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Sirisë.

Seanca fillestare e këtij gjykimi u zhvillua më 29 janar kur u paraqit  fjala hyrëse e palëve.

http://kallxo.com/2240486-2/