Mbyllet Seanca e Sekiraqës

Në seancën e sotme Sekiraqa ishte paraparë të merrej në pyetje nga prokurori Andrew Carney.

Mbylljen e seancës e kërkoi vetë prokurori Carney, pasi tha se do t’ia parashtrojë Sekiraqës disa pyetje që mund të jenë të ndjeshme për t’u ditur nga publiku.

Trupi gjykues e aprovoi kërkesën e prokurorit për mbyllje të seancës.

Enver Sekiraqa në këtë proces gjyqësor akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës. Ish-polici Riza u vra në vitin 2007 në Prishtinë.

Sekiraqa filloi dëshminë e tij më 3 mars, ndërsa atë e vazhdoi edhe dje.

http://kallxo.com/sekiraqa-deshmia-per-krime-lufte-fillim-i-problemeve/

http://kallxo.com/sekiraqa-revolen-ne-automjetin-tim-e-vendosi-policia/