Foto: RTV 21

May Përjashton një Referendum të Dytë për Brexit-in

Kryeministrja britanike, Thereza May kategorikisht e hodhi poshtë mundësinë për referendum për Brexit-in dhe tha se mossuksesi në zbatimin e vendimit nga ai i fundit do ta dëmtojë besimin e opinionit te politikanët.

Britania e Madhe do ta braktisë BE-në siç është parashikuar më 19 mars të vitit 2019, tha May në intervistë të publikuar sot në gazetën gjermane “Velt”, si dhe në gazeta tjera europiane.

Thereza May deklaroi se shumica e madhe e deputetëve britanikë pajtohen me të.

Megjithatë, hulumtimet e mendimit publik tregojnë se përkrahja publike për Brex-in po zvogëlohet, ndërsa kryetari i Këshillit uvropian, Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker qartë kanë bërë me dije se Britania e Madhe është e mirëserardhur, nëse dëshiron të mbetet në bllok.

52 për qind të britanikëve votuan për dalje nga BE-ja në referendumin në qershor të vitit 2016./21Media