Ilustrim

Listat e veteranëve, klinasit i gjenden dokumentacione të falsifikuara

Prokuroria e Pejës me urdhëresë të Gjykatës dhe në koordinim me Policinë ka kryer sot bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gremnik të komunës së Klinës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Xh.M., janë gjetur  dokumentacione të falsifikuara që ndërlidhen me listat e veteranëve.

I dyshuari Xh.M. është arrestuar nga Policia, ndërsa prokurori i shtetit për të lartcekurin ka marrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Javën e kaluar, Prokuroria e Pejës,  lidhur me listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, ka ngritur 20 aktakuza kundër 21 personave, për veprat penale – legalizim i përmbajtjes së rreme.