Albin Kurti në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Lirohen Albin Kurti e Donika Kadaj

Dy deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi janë liruar sot nga masa e paraburgimit.

Trupi gjykues vlerësoi se kanë pushuar të gjitha shkaqet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë. Dy deputetëve nuk u është caktuar ndonjë masë tjetër sigurie.

Aktgjykimi për katër deputetët e Vetëvendosjes do të shpallet më 3 janar 2018.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Ndërsa Faton Topalli vetëm për veprën e dytë penale.