Dema- Lekaj

Lekaj rektorit Dema, i premton trajnim të studentëve në Akademinë e Institutit 'Limak'

 

Ministri i Infrastrukturës,​ Pal Lekaj ka vizituar mëngjesin e sotëm, Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku bashkë me rektorin Marjan Dema diskutuan për mundësinë dhe harmonizimin e objektivave të bashkëpunimit.

MI përmes një komunikate për media njofton se në këtë takim kjo ministri shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në disa fusha ku mund ta jap kontributin e vet.

“Ministri Lekaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e transportit, inxhinierisë ndërtimore dhe inxhinierisë mekanike, trajnimi i studentëve në Akademinë e Institutit “Limak” dhe ndërhyrje në infrastrukturë aty ku ka nevojë dhe ku ka mundësi të intervenohet”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Në këtë takim Ministri Lekaj theksoi se “krejt kjo po bëhet që Universiteti “Hasan Prishtina” ta ketë vëmendjen e merituar dhe të munguar ndër vite, por edhe që ta ketë infrastrukturën e nevojshme për përgatitjen e kuadrove të reja që do t’i kontribuojnë Kosovës”.