Rangimi i Kosovës ndër vite në Raportin e të bërit biznes - Foto: Facebook

Lansohet Skema 1.4 Milionëshe në Përkrahje të Bizneseve

Në kuadër të lansimit të Skemës së Granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar”, Ministria për Zhvillim Rajonal organizon konferencë për media.

Konferenca do vazhdoj me Sesionin informues me Përfituesit potencial/bizneset me qëllim të informimit lidhur me këtë programin për dhe mundësit e aplikimit

Fjalën hyrëse në takim do ta mbajë, Rasim Demiri, Ministër i Zhvillimit Rajonal, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj thirrje për propozime është zhvillimi socio-ekonomik rajonal të balancuar përmes përkrahjes së ndërmarrësve të rinj/bizneseve në pesë rajonet ekonomike të Kosovës.

Shuma e fondit në vlerën 1,400,000.00 euro është e orientuar në projekte që kontribuojnë në:  Zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë; Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje; Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve.