Foto: Kallxo.com

Kush janë të dyshuarit për krim të organizuar që u arrestuan në veri?

Më 28 maj, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës u arrestuan 31 persona.

Aksioni policor u zhvillua në komunat e veriut të Kosovës dhe në disa lokacione tjera në jug.

Ata u arrestuan në lidhje me dyshimet për pjesëmarrje në grupe kriminale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, tregti te ndaluar dhe shmangie të tarifave doganore.

Tridhjetë e një personat e arrestuar janë:

Albert Maxhuni, Ali Pllana, Abdurahim Hadzic, Biljana Nedeljkovic, Blagoje Lazovic, Bozidar Milosavljevic, Burim Merovci, Dejan Spasojevic, Jasna Durlevic, Krosto Subotic, Milija Milunovic, Oliver Kuzmanovic, Ramadan Mustafic, Resat Kuci, Zenel Bahtiri, Zvezdan Spasojevic, Ana Barac, Veroljub Dimitrijevic, Izet Uskovic, Izet Jashari, Arben Isufi, Faton Isufi, Bajram Uka, Nysret Jashari, Xhevdet Jashari, Arbnor Jashari, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Jeton Morina, Sabri Isufi, Blagica Tomovic.

Ndaj tyre Gjykata e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim. Ata do të qëndrojnë në ketë masë deri me datën 28 qershor 2019, ndërsa e dyshuara Blagica Tomovic deri më 29 qershor 2019.