Ilustrim

Kush e mori pozitën e Rashit Qalajt në Drejtorinë e Operacioneve?

Zëvendës Drejtori Rajonal i Prishtinës, Afrim Ahmeti, ka marrë pozitën që Drejtori aktual i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e mbante deri në ditën e emërimit të tij në krye të Policisë.

Kjo pas vendimeve për emërime dhe shkarkime të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalajt.

Këto emërime dhe shkarkime nga pozita kanë ardhur pas gradimeve të zyrtarëve policorë.

Deri para pak javëve në pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ishte drejtori i tanishëm Rashit Qalaj, ndërsa tani pozitën e tij e ka marrë Afrim Ahmeti, Zëvendës Drejtori Rajonal i Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë Ahmeti.

“Po tani jam emëruar Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës”, tha Ahmeti për KALLXO.com.