Pamje nga ndesjha Kroacia-Kosova - Foto: FIFA.com

Kroacia Mposht Kosovën me Rezultat Minimal

Përfaqësuesja kroate ka mposhtur në ndeshjen e kthimit përfaqësuesen e Kosovës me rezultat 1 me 0.

Golin e vetëm për përfaqësuesen kroate e shënoi në minutën ’74 Domagoj Vida.

Ndeshja kishte nisur dje por ishte ndërprerë për shkak të rrebeshit të shiut.

Ajo vazhdoi nga minuta e njëzetë.

Përfaqësuesja e Kosovës tregoi një lojë shumë të mirë dhe pothuajse të barabartë me Kroacinë vendase.

Ndeshja, e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, u zhvillua në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.

Me këtë fitore, Kroacia rikthehet në krye të tabelës me 16 pikë, ndërsa Kosova mbetet e fundit me vetëm një pikë.

Në ndeshjen e parë me Kroacinë, të zhvilluar më 6 tetor 2016, Kosova si vendase ishte mposhtur me rezultat të thellë 6-0.