Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kriza në Qeveri bën bashkë drejtuesit e partive të koalicionit

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet të mbaj takim me partnerët e koalicionit qeverisës, kryetarin e PDK, Kadri Veseli,  atë të Nismës Socialdemokrate,  Fatmir Limaj dhe të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Takimi është paralajmëruar të fillojë në ora 16:00.

Tani për tani, në ndërtesën e Qeverisë është parë të ketë ardhur kryetari i PDK-së.

Burime të KALLXO.com thonë se takimi është thirrur pas mosmarrëveshjeve të shfaqura në lidhje me kërkesën për largimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë pas presionit ndërkombëtar.