Droga e konfiskuar nga Policia - Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohen 50 Kilogramë Marihuanë

Në një operacion kontrolli në Lluzhan të Podujevës, Policia ka konfiskuar dje 50 kilogramë  substancë e dyshuar narkotike.

Kjo sasi droge, që dyshohet të jetë marihuanë, është konfiskuar në një veturë të tipit “Audi” me targa vendore, të cilën e ngiste një shtetas kosovar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime, të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kg.

Sipas Policisë, më pas është arrestuar edhe një shtetas nga Shqipëria, i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.

Dy të arrestuarit dyshohen për blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.