Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës organizon dëgjim publik për ndërtimin e parkut të energjisë së erës në Selac

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, departamenti i Shpronësimit pranë kësaj Ministrie në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës do të organizojnë dëgjimi publik në lidhje me shpronësimin e pronave të paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Mitrovicës.

Qëllimi i shpronësimit të pronave ka të bëjë me realizimin e Projektit: “Ndërtimi i Parkut të Energjisë me Erë, Selac” që përfshinë ndërtimin e largpërçuesit 110 kV, nënstacioni Vushtrria 1, nënstacioni Selac dhe nënstacioni 33/110kV Selac.

Pronat e paluajtshme që përfshihen në shpronësim shtrihen në Zonat Kadastrale: Rashan, Tërstenë dhe Bajgorë.

Komuna e Mitrovicës fton pronarët e paluajtshmërive dhe të gjithë personat e tjerë të interesuar që të marrin pjesë në këtë dëgjim publik që do të mbahet të martën me datë 19 Mars 2019, në ora 10:30, në sallën e Kuvendit të Komunës të Mitrovicës.