Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Selac të Mitrovicës/ FOTO: Komuna e Mitrovicës, Facebook.

Funksionalizohet ambulanca në Selac të Mitrovicës, do të punojë një herë në javë

Sot ka rifilluar punën ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Selac të Mitrovicës.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Komunës së Mitrovicës, ku thuhet se funksionalizimi i kësaj AMF-je është mundësuar nga Drejtoria për Shëndetësi.

Sipas njoftimit, shërbimet mjekësore nga ekipi mjekësor në këtë ambulancë do të ofrohen një herë në javë, ditën e hënë.

“Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, është shprehur i lumtur me fillimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore edhe në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Selac, duke thënë se në këtë mënyrë po realizohet premtimi i dhënë dhe po lehtësohet sado pak jeta e qytetarëve të asaj ane” – thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.