Komedia i ‘I ligu për mend’ reprizohet sot në Teatër Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes “I ligu për mend” me regji të Altin Bashës.

Kjo shfaqja ka fituar çmimin si Shfaqja më e mirë në edicionin e sivjetmë të festivalit të Dramës origjinale shqipe, “Talia e flakës”, mbajtur javë që shkoi në Gjilan, në kuadër të “Flakës së Janarit 2019”.

E shkruar nga një prej krijuesve dhe satiristëve më të njohur të letrave shqipe, Gjergj Fishta, shfaqja “i ligu për mend”  thumbon veset dhe “intelektualizmin” e shoqërisë së kohës së autorit e cila, edhe pas gati një shekulli mbete pothuajse e njëjtë.

Në shfaqje luajnë: Luan Jaha, Ernest Malazogu, Armend Baloku, Shkëlzen Veseli, Ard Islami, Adrian Morina, Ismet Azemi, Basri Llushtaku, Shengyl Ismajli, Gramoz Malaj,.