Komedia ‘I ligu për mend’ më e mira në festivalin 'Talia e Flakës 2019’

Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “I ligu për mend” e Gjergj Fishtës me regji të Altin Bashës është përzgjedhur si shfaqja më e mirë në Festivalin e Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2019”.

Në natën finale të edicionit të sivjetmë të Festivalit “Talia e Flakës 2019” që mbahet në kuadër të aktiviteteve të manifestimit mbarëkombëtar ‘Flaka e Janarit”, që u mbyllu mbrëmë, më 27 janar 2019, përveç çmimit të shfaqjes më të mirë, që shkoi për TKK-në, u ndanë edhe disa çmime tjera.

Me çmimin “Aktori më i mirë” e u vlerësua Luan Jaha, ndërsa çmimin për “Dramën origjinale” e mori Enver Petrovci, për dramën “Kreolët e Ballkanit” i cili ka bërë edhe regjinë e kësaj shfaqje.

Aktorja Ilir Vinca ka marrë çmimin për “Aktoren më të mirë”, çmimi “Special” i takoi aktores Vanesa Petrovci, ndërsa çmimin për “Vepër jetësore” e mori aktorit gjilanas, Jashar Shahiqi.

Edicioni i sivjetmë i “Talisë së Flakës” mblodhi pesë shfaqje teatrale: “I Ligu për mend” nga TKK-ja, “I vetëm në Banesë” e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, “Kreolët e Ballkanit” nga Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogu” Tiranë, “Hipokritët ose Pacienti anglez” e Qendrës Multimedia në Prishtinë dhe “Kur Hana del” e Teatrit “Adriana” të Ferizaj.