‘I ligu për mend’ hap sot festivalin 'Talia e Flakës 2019' në Gjilan

Komedia “I ligu për mend’ me tekst të Gjergj Fishtës dhe regji të Altin Bashës do të shfaqet sot në mbrëmje duke filluar nga ora 19:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Me këtë shfaqje të Teatrit Kombëtar të Kosovës edhe zyrtarisht hapet edicioni i Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2019”.

Shfaqja, pavarësisht gjuhës dhe kohës bartë një aktualitet, duke shpërfaqur problemet që ka shoqëria shqiptare, të cilat po e ndjekin për dekada me radhë.

Në shfaqje luajnë: Ernest Malazogu, Adrian Morina, Armend Baloku, Ard Islami, Shkelzen Veseli, Ismet Azemi, Basri Lushtaku, Shengyl Ismaili, Gramoz Malaj.