Presidenti i INTERPOL-it, Meng Hongwei. rel

Kina konfirmon ndalimin e shefit të Interpolit

Kina ka konfirmuar se po mban kreun e zhdukur të Interpolit, Meng Hongwei, raporton BBC.

Pekini tha se ai ishte nën hetim nga organi anti-korrupsion i vendit për shkelje të papërcaktuara të ligjit.

Meng, i cili gjithashtu është edhe zëvendësministër i sigurisë publike në Kinë, u raportua i zhdukur pas udhëtimit nga qyteti i Lyonit në Francë, ku është vendosur Interpol, në Kinë.

Familja e tij nuk kishte dëgjuar prej tij që kur u largua nga selia e Interpolit më 25 shtator.

Më parë, gruaja e tij, Grace Meng, u tha gazetarëve se mendonte se ai ishte në rrezik.

Ajo lëshoi një lutje emocionale për ndihmë ndërkombëtare për të gjetur burrin e saj.

Të shtunën, agjencia ndërkombëtare e policisë i kërkoi Kinës që të sqaronte statusin e zotit Meng duke thënë se ishin të shqetësuar për mirëqenien e presidentit të saj.

Misteri i asaj që ndodhi me Meng tani është hequr : por detajet e akuzave që peshojnë kundër tij dhe fati që e pret atë janë më  të errëta sesa kurrë, thotë Hugh Schofield i BBC në Paris.